Vendosni fjalën kyçe....

Qendra Shëndetësore nr.9 në Tiranë vatra e re e koronavirusit, 6 mjekë e infermierë të infektuar


Paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmuar se 6 mjekë e infermierë të tjerë janë infektuar nga koronavirusi.

Sipas ABC News, bëhet fjalë për mjekë të Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, e cila mesa duket është kthyer në vatrën e dytë të sëmundjes infective të COVID-19, që pas infektimit të një mjeku ditën e djeshme.

Kujtojmë se më përpara kësaj qendre, koronavirusi ishte përhapur gjerësisht në shërbimin e mjekësisë interne në QSUT, që u detyrua të mbyllej për këtë shkak.

Deri më 31 maj bëhej fjalë për 26 personel shëndetësorë të prekur në QSUT dhe 14 pacientë. Dje u konfirmuan me koronavirus edhe 2 të tjerë të personelit shëndetësor. E sot zbulohet përhapja edhe në Qendrën Nr.9./Hashtag.al

Qendra Shëndetësore NR.9


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *