Vendosni fjalën kyçe....

Rama merr në mbrojtje Ardi Veliun: Preferoj ndjesën publike të tij, mos e nxirrni nga konteksti


Kryeministri Rama mori në mbrojtje drejtorin e policisë, Ardi Veliu, lidhur me episodin e para pak ditëve kur ai u shfaq duke raportuar në Komisionin e  Sigurisë duke treguar në telefon një skenë filmi të cilën e shfaqi si pjesë të edukatës së keqe në familjen e të miturit që u dhunua nga policia.

Kreu i qeverisë tha se Veliu gaboi por i ka pranuar ndjesën e tij dhe se i beson integritetit e profesionalizmit të tij.

Për drejtorin e policisë kam konsideratën më lartë për profesionalizmin, integritetin dhe rezultatet. Por në këtë rast ka gabar, e them ka gabuar. Por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike sesa të gjithë moralistëve të këtij vendi. Nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse punonjësi i policisë është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal. Ishte një përpjekje e keqshpjeguar për të thënë se dakord të gjitha por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet ë mirërritjen e brezit të ri. E thënë ashtu ishte gabim. Preferoj ndjesën publike të tij dhe duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim nga askush. Çështja për mua është e mbyllur. Ata që predikojnë më shumë moral kam fatin t’i njoh. Midis të dyve zgjedh drejtorin. Më vjen keq. Edhe këtë pjesën time mos e nxirrni nga konteksti nëse do e transmetoni.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *