Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, ka inspektuar sot nga afër ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3.
E me këtë rast ai ka zhvilluar të parën konferencë ,e gazetarët përballë e jo online, që pas bllkimit.
“Kjo është konferenca e parë pa zoom në këtë hapësirë ku natyrisht do themi ca gjëra për këtë aspekt dhe çfarë do vazhdojmë të bëjmë. U desh kjo kohë që ta kuptojmë, unë më shumë se ju por besoj dhe ju e keni kuptuar që na ka marrë malli. Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Dua ta ritheksoj se është shumë e rëndësishme, megjithëse e besdisshme që njerëzit të mos e harrojnë se virusi nuk ka ikur.”– tha Rama.
Ai kujtoi se sipas ekspertëve, se vala e dytë do vijë në vjeshtë me të gjitha viruset që shoqërojnë hyrjen e dimirit. “Mund të vijë, mund të mos vijë nuk e dimë çfarë na pret por ne vazhdojmë të jemi gati, në rast se do të na duhet të përballemi me flukse në spitalet që kemi ende në dispozicion” – shton ai.