Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së, zgjedhjet fitohen me votat e popullit”


Kryeministri Rama ka deklaruar sot se shumica është e hapur për reformën zgjedhore mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Ai tha se palët kërkojnë gjithçka në tryezë por në fund marrëveshja do jetë mbi rekomandimet e lartpërmendura.

Kryeministri shtoi se zgjedhjet fitohen me votën e popullit dhe jo duke folur mbi sistemet zgjedhore.

“Për reformën them atë që kam thënë. Është shumë e thjeshtë. Ka një sugjerim të kthyer në kërkesë për reformën zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Kjo është korniza. Dhe mbi bazën  atyre rekomandimeve, ne jemi të hapur deri në fund për çdo gjë. Në këtë proces janë përfshirë edhe partnerë miq të Shqipërisë, nuk dua të bëj komente para se të flasin dëshmitarët. Besoj ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu por të përpiqemi për produktin më të mirë. Të gjitha palët kërkojnë gjithçka. Zgjedhjet fitohen me votën e popullit. është thjesht çështje respektimi e garantimi standartesh. Unë i jam mirënjohës miqve që përpiqen të na ndihmojnë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *