Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi letër presidentit Meta: Propozo emrin për kreun e KLSH-së, kemi muaj që presim


Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i është drejtuar sot me një letër presidentit të vendit Ilir Meta.

Ruçi i kërkon Metës të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet aktualisht nga Bujar Leskaj.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e Ruçit.

Bujar Leskaj u rikthye në detyrë majin e vitit të shkuar pasi kishte vendosur të dorëzonte detyrën tek zëvendësuesja e tij Lindita Lati në përfundim të mandatit 7 vjeçar. Ai u rikthye në krye të KLSH-së pasi presidenti e Kuvendi nuk po gjenin dakordësi për zëvendësimin e tij.

Meta propozoi dy kandidatura vitin e shkuar, por të dyja janë rrëzuar nga ana e mazhorancës. E para ka qenë kandidatura e gjyqtares Vitore Tusha dhe i dyti ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri. Por sipas maxhorancës asnjëri nuk i plotësonte kriteret për të mbajtur këtë post.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *