Ambasadori i Bashkimit Evropian, në Tiranë Luigi Soreca, pas mbarimit të mbledhjes me Këshillin Politik prej 9 orësh, theksoi se palët kanë bërë një progres.
Soreca i ka bërë thirrje palëve që të njëjtën qasje konstruktive të ditës së sotme të mos e shpërdorojnë pasi është në interes të së ardhmes së Shqipërisë.
“Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë anëtarësimi sa më parë.
Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për një Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë.
Dëshiroj ti falënderoj palët për qasjen konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojmë me të njëjtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që të mos e shpërdorojmë sepse është në interes të popullit shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE”- tha Soreca.