Vendosni fjalën kyçe....

Studentja shqiptaro-greke humb jetën pas një gabimi mjekësor


Një vajzë 23- vjeçare me origjinë shqiptare, Aleksandra Bistolaki, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje rutinë në spital.

Mediat greke shkruajnë studentja shqiptaro-greke, e cila ka lindur në Korinth të Greqisë, më 22 maj iu nënshtrua një ndërhyrjeje rutinë, për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Mirëpo pas operacionit ajo ra në gjendje kome. E ëma e Aleksandrës është një emigrante nga Saranda,  Anila Mertika, ndërsa i ati është vendas.

Ata e dërguan më pas vajzën në Spitalin Gennimatas ku luftoi për dhjetë ditë për të qëndruar gjallë, por nuk ia doli dot. Mëngjesin e 1 qershorit, e reja mbylli sytë për herë të fundit. Mendohet se shkak është bërë një mbidozë e anestezisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe miq dhe të njohur të saj kishin bërë thirrje në Facebook për gjak për të shpëtuar Alexandran. Pas vdekjes së saj, miq e pedagogë reaguan të zemëruar për atë çfarë ndodhi. Ajo ndërroi jetë vetëm pak ditë përpara ditëlindjes së 23-të.

“Ne kemi luftuar për të për kaq shumë kohë! Dhe ajo u përpoq të jetonte, por ajo nuk pati sukses! Ajo nuk mundi ta duronte! Ajo nuk kishte kohë për të bërë ditëlindjen e saj të 23-të! Si mund të ndihemi të gjithë tani? Si mund të ndihet familja e saj? Trishtim! Zemërim! Ky mjek që dha betimin e Hipokratit për të ndihmuar njerëzit, e vrau atë! Ai nuk do të qëndrojë i tillë !!!Ai do të paguajë shtrenjtë për veprimin e tij !!! Dhe unë uroj që ai nuk mund të flejë më i qetë!!! Uroj që ai të ndjejë dhimbjen që shkaktoi !!!”– shkruan një mik i saj në Facebook.

Të afërmit e Aleksandrës kërkojnë që mjeku që bëri operacionin të ndëshkohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *