Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: “Marrëveshje për reformën zgjedhore”. Basha: “Të rikthejmë besimin e shqiptarëve te demokracia”


Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

Ai u bën thirrje të gjitha palëve që të përpiqen sërish për të arritur miratimin e saj.

“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.” – shkruan zyrtari në Twitter.

Kreu i PD-së, Basha, ka reaguar pas deklaratës së komisionierit duke thënë se opozita është plotësisht e angazhuar për përmbylljen e reformës zgjedhore.

Ai shkruan se reforma është e rëndësishme për rikthimin e besimit të shqiptarëve te demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore.

“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbullyr reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *