Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 4 ditë në detyrë, largohet drejtoresha e sapoemëruar e Kadastrës së Vlorës


Largohet nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, Viola Hima, drejtoresha e sapoemëruar vetëm 4 ditë më parë.

Vetëm para 4 muajsh Hima kishte nisur punën në Kadastër dhe pas dorëheqjes së eprorit të saj Bilal Aliaj që dha dorëheqjen rreth një javë më parë, Hima e cila ishte nënpostin e nëndrejtores u komandua si drejtuesja.

Mirëpo eksperienca si drejtuese e Kadastrës i ka zgjatur vetëm 4 ditë pasi ka dhënë dorëheqjen e tani një tjetër pritet t’i zërë vendin.

Kadastra e Vlorës duket sikur i “ha” drejtuesit e saj, të cilët brenda një kohe të shkurtër largohen. Në 9 muaj, kjo kadastër ka ndërruar 6 drejtorë.

Bilbil Aliaj i cili qëndroi si drejtor nga shkurti në maj, kishte zëvendësuar Taulant Canametin i cili gjithashtu kishte qëndruar 4 muaj në detyrë. Para Canametit ishte Edona Hodaj e cila e kishte marrë detyrën në 19 shtator.

Para saj Alteo Nazeraj që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë. Florian Alimadhi ishte para tij dhe kishte vetëm 5 muaj në detyrë. Pra 6 drejtorë në 9 muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *