Vendosni fjalën kyçe....

50 ushtarë rusë vullnetarizohen për testimet e vaksinës kundër COVID-19


Pas javëve të tëra të studimeve mbi luftën kundër koronavirusit në të gjithë botën, ilaçet e mundshme kanë filluar të testohen. Në Rusi, Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur 50 vullnetarë për provat klinike të një vaksine të re për Covid-19.

“Pesëdhjetë personel ushtarak u zgjodhën për të testuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, përfshirë pesë gra, të cilat vullnetarisht shprehen dëshirën e tyre për të marrë pjesë në testimin e një ilaçi modern. Të gjithë kandidatët iu nënshtruan ekzaminimit dhe testimit paraprak dhe, për një muaj, nuk u diagnostikuan me ndonjë sëmundje”– tha ministria, citon RT.

Testimi klinik i vaksinës do të bëhet në Institutin e 48-të Qendror të Kërkimit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili më parë ka qenë shtëpia e provave të tjera mjekësore. Në të kaluarën, vaksinat kundër Ebolas, MERS-it dhe gripi janë studiuar dhe testuar me sukses në  këtë objekt. Grupi i parë i vullnetarëve do të arrijë të mërkurën.

Kjo do të jetë hera e parë që kjo vaksinë do testohet zyrtarisht. Më 22 maj, u njoftua se e njëjta vaksinë premtuese anti-koronavirus ishte testuar jozyrtarisht me sukses nga studiuesit, të cilët e injektuan tek vetja e tyre. Ata nuk raportuan asnjë efekt anësor. Më 26 maj, Ministri i Mbrojtjes Sergey Shoigu i premtoi presidentit Vladimir Putin se ushtria do të përfundonte provat klinike të vaksinës para fundit të korrikut.

Duke folur për gamën e vaksinave të mundshme për Covid-19, zv.kryeministri Dmitry Chernyshenko tha se vaksinimi masiv mund të fillojë në vjeshtën e vitit 2020, nëse testimet klinike rezultojnë me sukses.

“Puna për një vaksinë është në zhvillim e sipër dhe jemi në pritje të rezultateve,”- tha ai. “Por, tani për tani, të gjithë duhet të mësojmë se si të jetojmë, duke marrë parasysh rreziqet që paraqet infeksioni.”

Që nga e marta, Rusia ka 423.741 raste të konfirmuara me Covid-19, me më shumë se 5,000 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *