Shumica e opozita kanë arritur marrëveshjen lidhur me identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme.
Opozita kërkoi që identifikimi të përdorej në mbarë vendin kurse shumica kërkoi që ai të bëhej shkallë-shkallë dhe jo në mbarë territorin.
BE-ja ka vendosur të financojë me 15 milionë euro përdorimin e teknologjisë në mbarë vendin duke i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.
Çështjet e mbetura pezull ende janë depolitizimi i administratës zgjedhore dhe qeveria teknike.