Vendosni fjalën kyçe....

Dhunimi i 15-vjeçarit, prokuroria procedon penalisht efektivin e policisë


Prokuroria ka nisur procedimin penal ndaj efektivit që akuzohet se ka dhunuar 15-vjeçarin te Parku i Liqenit. Ngjarja ndodhi para disa ditësh ku disa efektivë dhunuan të miturin.

Lidhur me ngjarjen në fjalë drejtori i policisë, Ardi Veliu, teksa raportonte në Komisionin e Sigurisë publikoi një video ku tregohej e ëma e të miturit me armë në dorë, skenë që rezultoi të ishte shkëputur nga një film.

Ai kërkoi ndjesë lidhur me këtë ngjarje duke thënë se fjalët e tij ishin nxjerrë nga konteksti.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhunshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç. Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *