Zbulohen më shumë detaje lidhur me të shtënat me armë që ndodhën rreth orës 10:30 sot në Kamëz.
Sipas televizionit “News 24”, gjatë një operacioni për shoqërimin e një personi në komisariat, ka ndodhur një përplasje mes tij dhe efektivëve të policisë.
Kur personi ka parë efektivët që po i afroheshin, ka nxjerrë armën duke i kërcënuar. Më pas policia ka rrethuar banesën e tij dhe po punon për kapjen e më pas shoqërimin e tij në komisariat.
(Lajmi në përditësim…)