Vendosni fjalën kyçe....

A dha ambasadorja amerikane një mesazh të koduar sot?


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zbuluar pse e thërret kreun e Partisë Demokratike, Luli dhe jo Lulzim.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se ajo e thërret kreun e opozitës Luli ndërsa ai e thërret atë Yuri.

Kim shkruan se është kolege dhe me mike me Bashën. Ditët e fundit ambasadorja amerikane ka zhvilluar disa takime me përfaqësues politikë në vend lidhur me reformën zgjedhore.

Ambasadorja amerikane sugjeroi para pak ditësh sistemin zgjedhore danez për Shqipërinë. Megjithatë kjo çështje nuk ka qenë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore mes shumicës e opozitës.

Pas arritjes së marrëveshjes për kuotat gjinore, financimin e partive dhe periudhën zgjedhore, palët kanë ngecur te identifikimi biometrik dhe çështja e qeverisë tranzitore.

Përveç takimeve me përfaqësuesit e partive kryesore në vend lidhur me reformën zgjedhore, pak ditë më parë Yuri Kim takoi edhe kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ky i fundit është akuzuar nga presidenti Meta se ka qenë pjesë e skemës së kryeministrit Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Së fundmi, ambasadorja amerikane ka ‘ushtruar’ presion lidhur me miratimin e reformës zgjedhore ndërsa paralajmëroi lidhur me një marrëveshje të fshehtë mes partive politike në vend për të minuar reformën në drejtësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *