Vendosni fjalën kyçe....

Kurti jep video-mesazhin e fundit si Kryeministër: Në 4 muaj kemi bërë qeverisje të mirë, do rikthehemi së shpejti


Albin Kurti nëpërmjet një video-mesazi të fundit në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka bërë rezymenë e punëve që bëri nën drejtimin e qeverisë.

Kurti numëroi disa nga sukseset e punës së tij duke falënderuar administratën, kabinetit qeveritar dhe këshilltarët.

Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”-tha Kurti

Kurti, tha se qeveria e tij ishte edhe pa Listën Serbe ndërsa edhe njëherë e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të papranueshme.

Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa”- tha ai.

Në fund të videos, Kurti ka paralajmëruar rikthim në pushtet, teksa ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti.

Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”-përfundon Kurti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *