Vetëm pak më herët një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Në vend që të ndalojë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja duke e lënë gruan e moshuar të plagosur rëndë në rrugë.
Kanë qenë kalimtarë të tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe ambulancës, që ka bërë të mundur transportimin e 70-vjeçares drejt spitalit rajonal të Korçës.