Botuesi i gazeta Tema, Mero Baze ka ironizuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha pas deklaratës ku ambasadorja amerikane Yuri Kim i “la topin” në fushën e tij për të firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
“I është ofruar gjithçka ka kërkuar por ai ka vetëm një kusht: Ambasadorja të mos i flasi Luli Basha”-shkruan Baze.
Postimi i Bazes në Twitter lidhet edhe me një deklaratë të bërë nga administratori i SYRI TV, Çim Peka i cili në një studio televizive, tha se Basha e kishte marrë në telefon ambasadoren amerikane Yuri Kim që të mos i drejtohej më atij “Luli” por t’i drejtohej zyrtarisht.
Në daljet publike, ambasadorja Kim i është drejtuar shpesh “Luli” drejtuesit të opozitës.