Ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e për Qeverinë e re, janë ndërtesës janë mbledhur dhjetëra qytetarë duke protestuar.
Sipas mediave në Kosovë, qytetarët kanë tentuar të futen brenda, mirëpo policia nuk i ka lejuar.
Kjo protestë po bëhet pasi ata e kundërshtojnë formimin e një qeverie të re dhe janë të pakënaqur për mbajtjen e seancës për votimin e mandatarit për kryeministër, Avdullah Hoti. Protestuesit thonë se po i manipulohet vota e ndaj duan zgjedhje të reja.
Ndërkohë pak më herët, Vetëvendosja ka bojkotuar seancën bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, pavarësisht se kjo e fundit është pjesë e LDK-së.