Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit marrin fadromën dhe grabisin dyqanin në SHBA (Video)


Një grup protestuesish në SHBA sulmuan një dyqan duke përdor një fadromë. Grabitjen e dhunshme ditët e fundit në SHBA kanë qenë të zakonshme dhe janë kapur në një pjesë të madhe qytetesh.

Në një rast të fundit, një grup personash përdorën një fadromë për t’u futur brenda një dyqani në Fairfield, Kaliforni.

Një video është shfaqur duke treguar vandalë që përdorin pajisje të rënda në dyert e dyqanit Best Buy në Fairfield, që ndodhet midis San Franciskos dhe Sakramentos.

Ndërsa njeriu që qëndron pas timonit të mjetit shkatërron dyert e dyqanit të shitjes me pakicë të elektronikës, disa persona të tjerë të veshur me kapuç e brohorasin atë dhe filmojnë incidentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *