Pas formimit, të qeverisë së re në Kosovë, Kryeministri Edi Rama ka uruar formimin e saj.
Rama në postimin e tij në rrjetet sociale ka uruar edhe opozitën.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”-shkruan Rama.