Vendosni fjalën kyçe....

S’e dinte se kamera ishte ndezur, senatorja shfaqet topless në mbledhjen qeveritare në “Zoom”


Vijojnë momentet e sikletshme të takimeve në “Zoom” gjatë kësaj periudhe pandemie, dhe tanimë subjekt i pamjeve virale është një senator meksikane.

Siç shkruan Mirror, senatorja 66-vjeçare Martha Lucia Micher u kap duke u ndërruar në një konferencë live të qeverisë përmes platformës “Zoom”.

Micher duke menduar se e kishte kameran të fikur shfaqet toples. Ajo ka reaguar lidhur me incidentit, duke kërkuar falje pasi nuk kishte qenë në dijeni se kamera ka qenë e ndezur. Por ajo e bëri të qartë se nuk kishte asnjë arsye pse të turpërohej nga kjo.

 “Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim rastësisht, sepse është pikërisht nocioni që një grua është ‘vetëm trupi i saj’ që ka lejuar dhe nxitur objektifikimin e grave kundër të cilave unë gjithmonë kam luftuar.

Unë jam një grua e moshës 66-vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe përgjegjës dhe ndjehem krenar për trupin tim që i kam ushqyer ata. Unë jam një grua që kam luftuar për të majtën për gati 40 vjet dhe që kam zënë role të ndryshme publike në angazhimin tim të zjarrtë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, unë jam një grua që nuk ka turp për trupin e saj, unë e dua atë dhe kujdesem për të”, është shprehur senatorja.

Shumë kolegë dhe politikanë të tjerë u solidarizuan me senatoren duke shprehur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale.

Senatori Ricardo Monreal Avila shkroi: “Morali dhe integriteti do të jenë gjithnjë më të fortë se sa keqdashja dhe sulmi.”

Nuk është ende e qartë se kush i bëri screenshotet. Parlamenti ka deklaruar se ata do të ndërmarrin veprime ligjore kundër atyre që publikojnë fotografi të incidentit në mediat sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *