Organizata Botërore e Shëndetit ka kërcënuar lidhur me shpërthimin e një vale të dytë të Covid-19 nëse vendet nuk janë vigjilentë pas lehtësimit të masave.
Hans Kluge, drejtori evropian për Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) tha të mërkurën se edhe pse pandemia Covid-19 është vënë nën kontroll, kërcënimi i saj mbetet po aq i lartë sa edhe në kohën e shpërthimit në Kinë vitin e kaluar.
“Ne ende nuk kemi ende një vaksinë apo kurë për Covid-19,” – tha ai, gjatë një konference për shtyp.
“Vala e dytë nuk është e pashmangshme. Por një numër në rritje i kombeve po heqin kufizimet dhe ekziston një kërcënim i prerë i një shpërthimi të përsëritur të infeksionit Covid-19. Nëse ato shpërthime nuk janë të izoluara, mund të vijë një valë e dytë dhe mund të jetë shumë shkatërrues,” – paralajmëroi Kluge.
Lajmi i mirë, shtoi zyrtari, është se njerëzimi tani është në pozita më të mira për ta trajtuar pandeminë pasi ka më shumë njohuri lidhur me të.