Vendosni fjalën kyçe....

Si mund të aplikojnë subjektet për plazh, Rama publikon videon me sqarime


Kryeministri Rama ka njoftuar mënyrën e aplikimit për pronarët që duan të ushtrojnë veprimtari si stacion plazhi.

Sipas kreut të qeverisë, subjektet e interesuara duhet të aplikojnë në e-albania gjatë gjithë vitit 2020.

Ai ka postuar edhe një video shoqëruese me ato që i quan sqarimet e nevojshme.

“-Në e-Albania https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

-Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni.

-Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike. Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet! Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *