Vendosni fjalën kyçe....

Snapchat ndalon promovimin e faqes së Presidentit Trump


Snapchat thotë se ajo ka ndaluar promovimin e llogarisë së Presidentit Donald Trump.

Si rezultat, ajo nuk do të shfaqet më në seksionin “Discover”. Firma tha se nuk do të amplifikonte zërat që nxisin dhunën racore dhe padrejtësinë “.

Vendimi pason fjalët e Trump i cili tha se “qentë e mbrapshtë” dhe “armët e rënda” do të ishin përdorur për protestuesit nëse ata do kishin shkelur gardhin e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo lëvizje pason vendimin e Twitter për të fshehur disa nga postimet e presidentit.

Kompania mëmë Snapchat Snap tha: “Dhuna racore dhe padrejtësia nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe ne qëndrojmë së bashku me të gjithë ata që kërkojnë paqe, dashuri, barazi dhe drejtësi në Amerikë“.

Masa ka të ngjarë të sjellë ntensione midis Shtëpisë së Bardhë dhe mediave sociale, të cilat u përshkallëzuan kur Twitter shtoi etiketa për kontrollin e fakteve në disa nga tweet-et e Presidentit javën e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *