Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë e FRPD-së kërkojnë dorëheqjen e Shahinit: Heshtja është abuzim për së dyti


Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka organizuar një protest paraditen e sotme, përpara Ministrisë së Arsimit, për shkak të abuzimit seksual të një vajze 15-vjeçare në Babrru nga roja i shkollës.

Ata mbanin pankarta në duar dhe kërkonin shkarkimin e ministres. “Heshtja është abuzim për së dyti“, “Dija merr fund kur në krye vendosen të paaftët”– ishin disa prej parrullave që kishin shkruar në pankartat që mbanin në dorë.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës, i la në burg pa afat katër të arrestuarit për përdhunimin e 15-vjeçares.

Për shkak se për ngjarjen ishin vënë në dijeni gjithë lagjia dhe shkolla por nuk e kishin denoncuar, të rinjtë e FRPD-së kërkojnë që ministrja e Arsimit të mbajë përgjegjësi për këtë duke dhënë dorëheqjen.

Lisandër Hoxha, nënkryetar i FRPD tha:”Dhuna seksuale dhe bulizmi në shkolla janë në nivel alarmant. Rasti i dhunës seksuale në shkolla është i përsëritur dhe ministrja hesht, sic heshti për rastin e Kavajës etj. Ministrja e Arsimit e ka braktisur arsimin, shkollat, nxënësit. Sistemi arsimor sot po vuan më shumë se kurrë fenomenet negative që nga droga dhuna, abuzimi seksual, bulizmi etj. Përgjegjës për këtë është Ministra e Arsimit dhe Policia e Shtetit që dëshmohet qartë se është e paaftë të kryej detyrën”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *