Kanë përfunduar 4 sfidat e para pas rikthimit të Superligës, që prej bllokimit nga shpërthimi i epidemisë.
Kështu, kanë fituar në sfidat përkatëse Tirana, Vllaznia dhe Kukësi, ndërsa sfida mes Teutës dhe Laçit përfundoi barazim.
Tirana fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Bylisit, Vllaznia mposhti Flamurtarin me shifrat 1-3.
Në sfidën tjetër Kukësi fitoi 2-1 me Luftëtarin dhe Laçi barazoi në shtëpi 1-1 me Teutën.
Sfida tjetër mes Partizanit dhe Skënderbeut do luhet në orën 20:00.