Kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën.
Edhe pse sipas protokollit është dashur që detyra t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti, kjo nuk ndodhi dhe në vend të Kurtit këtë e bëri sekretari Fitim Krasniqi.
Me një ceremoni shtetërore para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti, i vetëm parakaloi para Gardës së shtetit.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar sot për axhendën e Hotit, duke zbuluar se pas marrjes së detyrës, vizita e parë e tij do të jetë te varri i Ibrahim Rugovës.
Pas homazheve te varri i Rugovës, Hoti do të bëj homazhe edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Më pas ai do të vizitojë edhe Ministrinë e Shëndetësisë.