Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr videon e Ramës: Premtoi të pastronte Thumanën për 6 ditë, ende asgjë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama nga Thumana, ku shorehej se pastrimi i zonës do të bëhej deri më 14 prill.

Basha thotë se kjo nuk ka ndodhur se se Rama nuk ka bërë gjë tjetër gjatë qeverisjes së tij përveç se propagandë.

Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë. Propaganda me regji qendrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës. Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris. Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve“, shkruan Basha krahas videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *