Vendosni fjalën kyçe....

Bild zbulon të ardhmen e Verner, nuk është as Inter dhe as Liverpool


Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Timo Verner, është fare pranë kalimit te skuadra londineze e Çelsit. Bisedimet me qendërsulmuesin e Lajpcigut mund të përfundojnë me një kontratë prej më shumë se 10 milionë eurosh në sezon, raporton gjermania “Bild”.

Do të ishte një transferim i befasishëm pasi lojtari është përfolur gjatë për një kalim te Interi dhe sidomos te Liverpuli. Verner, 24 vjeç, është nën kontratë më Lajpcigun deri në vitin 2023 sipas një akordi të arritur gushtin e shkuar.

Në këtë sezon, ai ka shënuar 31 gola në 40 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë. Sulmuesi ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh për t’u derdhur brenda dats 15 qershor, nëse dikush do të kërkonte të merrte shërbimet e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *