Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja Dhimitri: Dyshohet se ka pasur kriminelë mes policëve pa numra identifikimi në protestë


Deputetja Fatjona Dhimitri i tregoi ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pamjet e dhunës së ushtruar nga policia në protestën e 17 majit.

Ajo nxori foton e djalit me fytyrë në tokë të kapur nga policia, që u bë virale në rrjetet sociale.

Dhimitri krahasoi protestën e Teatrit Kombëtar me protestat që po zhvillohen në SHBA pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Duke iu përgjigjur deklaratave të ministrit Sandër Lleshaj, se s’do t’i merrte vesh kurrë emrat e policëve në protestëne  Teatrit, Dhimitri tha se ata duhej të ishin identifikuar, pasi ka dyshime të forta që mes atyre policëve pa numra identifikimi ka pasur dhe individë të inkriminuar.

“O zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbarët tuaj godasin popullin e vet, trishtohem për paaftësinë tuaj, për menaxhimin e situatave dhe të Policisë së Shtetit. Vetëm për ju është përdorur dhuna, çfarë përfaqësoj ju dhuna, kur persona të maskuar të cilët nuk e dimë a janë efektivë të vërtetë të policisë apo individë në struktura kriminale godasin protestues. Një episod i tillë në SHBA kanë ngjallur protesta. Dhunës suaj nuk kursehen as gratë. Në SHBA u hoqën kapelet dhe u bashkuan policët me protestuesit për vrasjen e afro- amerikanit. Në daljet publike keni thënë “punonjësi i policës ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike”.

Keni përdorur më shumë se një herë fjalën dhunë. Shteti që ju drejtoni është i dhunshëm dhe për këtë duhen marrë masa. Listën e punonjësve të pranishëm së bashku me numrat e identifikimit, vendimet e marra lidhur me veprimet gjatë operacioni. Këtë përgjigje jo vetëm që nuk e mora, por ju përmes përgjigjeve tuaja vazhdoni të shtoni edhe më tej dyshimet se ishin nga individë të strukturave kriminale. Edhe në Laç, vrasësit ishin me uniformë policie, nuk është çudi. Duhet të bëhet transparencë e urdhrave të dalë në shkelje.

Kjo interpelancë për qëllim t’ju vë në dije se për aq kohë sa ekzistojnë ligjet, do të zbatohen. Në të kundërtën, përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi. Interpelanca kërkon ta mbrojë policinë e shtetit dhe jo ta hedhë në rrugë, jam e bindur që ato djem dhe vajza që nuk e shkelin atë, por jam e bindur se ka edhe djem dhe vajza që janë aty për të nxitur rrugën. Hajde të heqim targat, numrin e sigurimeve shoqërore, se fundja për ca na duhen, Nëse doni policinë e shtetit, mos e identifikoni me krimin dhe zbatoni ligjin.

Pse ka qenë RENEA në atë protest? Kanë qenë në kundërshtim me ligjin. A jeni i informuar nga procedurat për shembjen e Teatrit, nëse po na vini në dispozuicion datën dhe vendimet, dokumentacionin e nevojshëm të ndjekur nga Bashkia “, shprehet Dhimitri.

Sipas deputetes që citonte ligjin, punonjësi  i policisë mban përgjegjësi individuale për lirshmërinë e çdo veprimi dhe se e ka detyrim ligjorë të pajiset gjatë operacionit me dokumentin dhe medaljonin zyrtar të identifikimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *