Vendosni fjalën kyçe....

Digjen 500 hektarë pyje në Klos, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm


Rreth dy javë më parë në zonën e Klosit janë djegur rreth 500 hektarë pyje.

Sipas PPNEA-s (Qendra për Ruajten dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri), zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa shkaqe nuk dihen ende.

Sipas saj, zjarri ka ndodhur në lartësinë rreth 1 mijë metra mbi nivelin e detit në malin e Zepës në Klos.

Dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia janë të konsiderueshme, duke përfshirë një sipërfaqe pyjore prej 500 hektarësh të përzier me pishë të zezë (Pinus nigra), hartinë (Pinus sylvestris), bredh të bardhë (Abies alba), dushk (Quercus sp.) dhe ah (Fagus sylvatica).

Sipas ekspertëve të PPNEA-s vetëm 10% e pyllit mund të rigjenerohet sërish duke e bërë dëmin e shkaktuar mjaft të  ky dëm kolosal i shkaktuar, vetëm 10% e sipërfaqes së djegur mund të rigjenerohet, ndërsa pjesa tjetër është e parigjenerueshme.

PPNEA u bën thirrje autoriteteve qendrore si dhe atyre lokale për një menaxhim më të mirë të hapësirës në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *