Vendosni fjalën kyçe....

Futet qetësisht në zyrën e kredisë në Korçë me thikë në dorë e grabit rreth 1 milion lekë, kapet (Video)


Është ndaluar në Korçë një person i cili grabiti rreth 1 milion lekë të vjetra në një zyrë për dhënie kredie.

Sipas bluve, autori i dyshuar nën kërcënimin e thikës ka kërcënuar personelin e zyrës për të marrë 928 mijë lekë të vjetra.

25-vjeçari me iniciale Dh.D. është kapur duke u larguar me shpejtësi në një rrugicë ndërsa gjatë kontrollit i është kapur shuma e lekëve të grabitura dhe thika me të cilën kërcënoi punonjësit e zyrës së kredive.

Njoftimi

“Policia identifikon, lokalizon dhe arreston brenda pak minutash autorin e vjedhjes në një zyrë për dhënie kredie, nën kërcënimin e thikës.

Gjendet dhe sekuestrohet edhe shuma prej 92.800 lekësh të reja dhe thika me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë lekët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, kishte hyrë një shtetas i paidentifikuar, i cili duke kërcënuar personelin e zyrës me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe informacioneve të marra u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dh. D, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili po lëvizte me shpejtësi në një rrugicë, në lagjen nr. 4 Korçë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të autorit, gjetën dhe sekuestruan shumën e lekëve të vjedhura, 92.800 lekë të reja, si dhe gjatë kontrollit të vendit përreth gjetën edhe thikën me të cilën autori kërcënoi personelin për të marrë paratë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *