Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison, u përpoq të mbrojë deklaratën e të birit në mbështetje të organizatës së majtë Antifa, duke e trajtuar atë si një koment mbi absurditetin e komentit të presidentit Trump, për shpalljen e Antifa-s si organizatë terroriste.
Drejtuesit e administratës kanë theksuar se shumë prej trazirave të dhunshme që mbizotërojnë në qytetet e SHBA kanë përqafuar taktikat e ngjashme me Antifa-n, duke mbjellë mosmarrëveshje civile, duke sulmuar oficerët e duke plaçkitur bizneset.
Djali i Ellison, një anëtar i këshillit të qytetit të Mineapolis, të dielën deklaroi mbështetje për Antifa-n në mediat sociale, pasi dhuna dhe shkatërrimi vazhduan të godasin qytetet amerikane.:
I ati, kryeprokuror i Minesotës, Keith Ellison se deklarata e të birit në mbështetje të Antifa-s ishte ‘një koment në lidhje me absurditetin e komentit të presidentitr.’
Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës tha se ai nuk ka parë ‘asnjë provë’ të dhunës që është kryer nga Antifa. Kohë më herët edhe ai shprehte mbështetjen ndaj Antifa-s por më pas e fshiu komentin në rrjetet sociale.