Vendosni fjalën kyçe....

I vihet flaka “BMW”-së së parukieres në Vlorë


Një makinë tip “BMW” ka shpërthyer në flake mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Mjeti në pronësi të shtetases Brikena Banushi ka pësuar dëmtime të shumta, në veçanti në pjesën e përparme.

Sipas policisë, makina e zonjës Banushi e cila është me profesion parukiere ka marrë flake kur ka qenë e parkuar.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMW në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *