Një studim i ri tregon se shpërthimi Covid-19 filloi si një eksperiment i gabuar në Kinë, thotë ish-kreu i agjencisë britanike të spiunazhit, MI6.
Gazeta që ai përmendi raportohet se kishte kaluar në sitë për të hequr akuzat kundër Pekinit.
“Unë mendoj se kjo filloi si një aksident,” tha për Telegraph, Sir Richard Dearlove, i cili drejtoi agjencinë më të lartë të spuinazhit në Britani, MI6, nga 1999 deri në 2004.
Ajo shtron çështjen, nëse Kina do të pranonte ndonjëherë përgjegjësinë e të paguajë dëmshpërblimet. Dearlove sugjeroi se virusi nuk ishte lëshuar me paramendim, por përkundrazi shpërtheu aksidentalisht kur shkencëtarët kinezë po eksperimentonin në koronaviruset e lakuriqëve të natës.
Për të mbështetur pretendimet e tij, ai përmendi një studim të rishikuar nga një ekip britaniko-norvegjez i cili pretendonte se kishte gjetur “seksione të futura të vendosura në sipërfaqen SARS-CoV-2” që e lejojnë virusin të vihet në kontakt me qelizat e njeriut.