Vendosni fjalën kyçe....

Ishin në ndjekje të personit të dyshuar si të armatosur, policia jep detajet për aksidentin e patrullës


Makinë policie e aksidentuar/ Foto ilustruese

Policia lokale ka dhënë detaje për aksidentin e patrullës në aksin dytësor Lezhë-Zejmen. Në njoftimin e saj thuhet se patrulla ishte në ndjekje të një automjeti në të cilin dyshohet se udhëtonte një person i armatosur.

Automjeti i patrullës “Shqiponja” drejtohej nga një inspektor i policisë. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e personit në ndjekje.

Njoftimi: 

Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë Inspektor K.N.

Nuk ka persona të dëmtuar ka vetëm dëme materiale. Si drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi L. P banues në Spiten.

Po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet procedurale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *