Vendosni fjalën kyçe....

Kush është emri i propozuar nga Meta për të drejtuar KLSH-në


Presidenti Meta i propozoi sot shumicës një tjetër emër për kreun e ri të KLSH-së, pas të mëparshmëve.

Lëvizja e kreut të shtetit vjen pas letrës së dërguar nga kreu i Kuvendit, Ruçi, dy ditë më parë, që i kërkonte presidentit të respektonte afatet kushtetuese për emrin e ri në krye të KLSH-së.

Pas kësaj Meta u përgjigj duke sqaruar se kishte propozuar më herët disa emra të përshtatshëm për të drejtuar institucionin në fjalë por që nuk ishin pranuar nga shumica.

Në dekretin e sotëm, për emrin e Arben Shehut, presidenti thekson se ai i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

Kush është kandidati i fundit për kreun e KLSH-së i propozuar nga Meta

Shehu është pedagog prej 16 vitesh në Fakultetin e Drejtësisë ndërsa është i diplomuar edhe në degën Administrim-Biznesi në vitin 2018.

Ai ka një mastër ne shkencat penale si dhe është Doktor i Shkencave Ligjore në fushën e krimit të organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *