Vendosni fjalën kyçe....

“Mos përdhunoni”, “Vdekje pedofilëve” – Marshimi kundër dhunës mes fotosh e videosh


Ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 16:00 nisi marshimi në Tiranë kundër dhunës fizike e seksuale ndaj të miturve.

Tubimi nisi në sheshin Nënë Tereza në Tiranë dhe vjen pas zbulimit të rastit më të fundit të abuzimit seksual e përdhunimit të një 15-vjeçareje në Tiranë nga roja 65-vjeçar i shkollës dhe 3 të rinj, të cilët janë arrestuar.

Gjatë tubimit protestuesit mbanin në duar pankarta me shënimet ‘Vdekje pedofilëve’, ‘Mos përdhunoni’ e të tjera parrulla.

Një tubim i ngjashëm u zhvillua edhe në sheshin para Pallatit të Kulturës në Durrës. Lidhur me përdhunimin e 15-vjeçares janë arrestuar 4 persona, një prej të cilëve edhe Abaz Doku, roja 65-vjeçar i shkollës.

Drejtori i shkollës në Babrru është pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve të ngjarjes. Ministrja Shahini ditën e sotme në Kuvend foli kundër organizatave dhe mediave, duke i bërë ato përgjegjëse për mosdenoncimet e rasteve.

Ajo tha se shpeshherë organizatat kanë dijeni për abuzimet seksuale në shkolla, përpara se rastet të denoncohen dhe nuk kanë bërë asgjë për denoncimin e tyre.

Ndërsa lidhur me mediat tha se u shkelin privatësinë duke publikuar të dhëna që zbulojnë identitetin e denoncuesve dhe kjo i bën fëmijët të tremben dhe si pasojë të mos denoncojnë rastet e abuzimeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *