Protesta kundër dhunës dhe ngacmimit seksual ndaj të miturve është zhvendosur nga Sheshi “Nënë Tereza” te Ministria e Arsimit.
Me pankarta e thirrje “Ministria e Turpit” grupi i të rinjve është zhvendosur para godinës, aty ku shkruajnë parrulla me tekst: “Përdhunues” në muret rrethuese të ministrisë.
Thirrje të ndryshme kanë shoqëruar protestën, madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres Besa Shahini.
Protesta u dominua nga gratë të cilat marshuan që prej orës 16:00, ndërsa edhe burra të ndryshëm iu bashkuan tubimit.