Kryeministri Rama është treguar tejet i ashpër sot me deputetët e mediat lidhur me rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru të Tiranës nga roja 65-vjeçar i shkollës.
Ai tha se të gjithë ata që i zbuluan idenitetin të miturës dhe familjarëve të saj i kanë bërë ata mish për topat e tyre.
Kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ata që kanë folur për këtë temë e kanë kthyer viktimën në shkop për t’u rënë të tjerëve.
“U kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në dhunimin e një populli dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Atë viktimë, që gjënë më të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka është më ruani anonimitetin. Ata e marirn dhe e përplasin mur më mur, ekran më ekran, portal më portal, sic përplasen oktapodët, që i bëjnë petë fare. Kjo është fatkeqësi, të shikosh se si një viktimë e dhunës, një e mitur, përdoret në këtë far feje. Po ju them të gjithë atyre që kanë folur për këtë temë, e kanë marrë viktimën dhe e kanë kthyer në shkop për t’i rënë të tjerëve, që jeni ridhunues të asaj fatkeqeje.” tha ndër të tjera Rama.
Rretj një vit e gjysmë më parë, Kavaja i trondit nga një histori e ngjashme abuzimi seksual. Një 13-vjeçare u zbulua se ishte përdhunuar dhe abuzuar seksualisht në grup nga disa djem të qytetit. Fillimisht i dashuri i saj e kishte filmuar të miturën dhe videon ua kishte treguar shokëve.
Këta të fundit e shantazhuan për disa muaj të miturën duke e detyruar të kryejë marëdhënie seksuale me ta.
7 prej tyre u dënuan nga gjykata e shkallës së parë por u liruan sot nga Apeli i Kavajës.
Asokohe, ministrja e qeverisë Rama, Elisa Spiropali bashkë me kamerat e ERTV-së vajtën në shtëpinë e së miturës duke biseduar me prindërit e saj.
Një bashkëbisedim që zbuloi identitetin e familjes të së miturës dhe të saj. Gjë për të cilën Rama u tregua tejet i ashpër sot në Kuvend.