Rinis procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit.
E ky proces ka rinisur me një shkarkim. Sot KPK vendosi të shkarkojë gjyqtaren e Kavajës, Entela Shedula, për shkak të problemeve në lidhje me justifikimin e pasurisë. Shedula vetë nuk ka qenë e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj, Sokol Azizaj.
Seancat në KPK kanë rinisur sot nën masa të rrepta të sigurisë dhe higjienës.