Një rrëshqitje masive e dheut fundosi tetë ndërtesa në detin e Norvegjisë, si dhe pjesa më e madhe e bregut u zhduk nën ujë.
Pamjet e para nga dronët tregojnë momentin tronditës ku një pjesë e madhe e dheut filloi të rrëshqasë në qytetin verior të Altas së Norvegjisë.
Rrëshqitja e dheut ishte me një gjerësi 800 metra dhe me një lartësi 40 metra. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo persona të lënduar. Kjo gjë u konfirmua dhe nga drejtori i policisë në Finnmark, Torfin Halvari.
“Ne ende nuk kemi dërguar ekipet e emergjencës në vendngjarje, sepse jemi në pritje se si do të vazhdojë rrëshqitja e dherave, nuk duam të rrezikojmë, sepse ekziston mundësia që rrëshqitja e tokës mund të vazhdoj ende. Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar viktima apo të lënduar”, tha Halvari.