Vendosni fjalën kyçe....

Shifrat e larta në Maqedoninë e Veriut, nga sot qytetet e mëdha në karantinë


Pas rritjes së numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19, Maqedonia e Veriut ka vendosur të rikthejë në karantinë disa prej qyteteve më të mëdha në vend.

Pas propozimit të Komisionit për sëmundjet infektive, qeveria vendosi që Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në ora 21.00 deri të hënën në ora 05.00.

Alsat shkruan se në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej orës 21:00 deri deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa në ditët e tjera do të fillojë në orën 16 pasdite dhe do të zgjasë deri të nesërmen në orën 05:00 të mëngjesit.

Në Maqedoninë e Veriut, nga 974 teste për Covid-19 të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 101 persona kanë rezultuar pozitiv. Më shumë se gjysma, respektivisht 59 janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë dhe rrethina. Shifrat e sotme vendin e rikthejnë vendin në fillim të prillit, kur u shënua shpërthimi i parë i virusit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *