Vendosni fjalën kyçe....

Zheji: SHBA-të duan të ç’formësojnë dyshen PD-PS


Analisti dhe gazetari Artur Zheji, thotë se SHBA-të do të ndryshojnë marrëveshjen PD-PS të vitit 2008. Ndërsa ishte i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, tha që fakti se është futur ambasadorja amerikane në diskutimet për Reformën Zgjedhore, tregon se SHBA-të duan të ç’formësojnë dyshen PD-PS.

“Unë mendoj që duhet të kthehemi mbrapa në vitin 2008, ku ligji aktual zgjedhor u miratua nga dyshja PD-PS. Ka qenë një marrëveshje Berisha-Rama e cila farkëtoi këtë kod zgjedhor që kemi sot. Nëse lexojmë atë çka është mbrapa paraqitjes, fakti që ambasadorja amerikane është detyruar dhe i ka ulur në kuadratin e SHBA, do të thotë se Shtetet e Bashkuara përmes Yuri Kim, duan të ndryshojnë jo kodin zgjedhor por marrëveshjen e vitit 2008 midis PD dhe PS. Pra, ç’formëzimin e dyshes PD-PS, që është ngurtësuar që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për një reformë zgjedhore. Bëhet fjalë për përmbuysjen e një partitokracie e cila ka qeverisur me shumë probleme në Shqipëri që nga viti 1991 deri më sot”, u shpreh Zheji.

Sipas Zhejit, SHBA po vendos një diktat të paparë në lidhje me negociatat e Këshillit Politik.

 “Mendoj se SHBA po vendos një diktat të paparë ndonjëherë duke e zhvendosur sallën e bisedime në rezidencën e ambasadës, në kohën e ndonjë çaji apo aperitivi të zonjës Kim. Nuk ka kuptim që të jetë aty. 

Unë mendoj se kjo është një metaforë e Yuri Kim për tu thënë se reforma do të bëhet ashtu sikurse do SHBA, pra nuk dalin dot nga korsia. Kim po kupton çdo ditë e më shumë realiteti bizantin shqiptar”, tha më tej ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *