Vendosni fjalën kyçe....

Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës ruse në Tiranë


Policia e Shtetit është alarmuar pak më herët, për shkak të një çante të dyshimtë që është gjetur në afërsi të ambasadës ruse në kryeqytet. Punonjësit e ambasadës ishin frikësuar pasi kanë dyshuar për një bombë dhe kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje, u bë rrethimi i perimetrit të zonës, dhe pasi u hap çanta e dyshimtë, Brenda saj u zbuluan vetëm rroba.

“Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur  bulevardi  “Bajram Curri“, në afërsi të  një objekti të rëndësisë së veçantë   është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë  Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi. Grupi hetimor vijon punën  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *