Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shefi i Komisariatit të Fushë Arrëzit, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë


Shefi i komisariatit të Fushë Arrëzit, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga SHÇBA-ja. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, por është denoncuar së fundmi nga vajza në prani të një psikologu.

Sipas policisë, ka dyshimet të forta se në prill të vitit 2015, vajza është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në Komisariatin e Shkodrës, gjatë kohës që shefi i tanishëm i Komisariatit të Fushë Arrëzit punonte si Specialist i Hetimit në policinë e Shkodrës.

Vajza kishte shkuar asokohe për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona në vitin 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër.

Njoftimi

Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *