Vendosni fjalën kyçe....

Arrihet marrëveshja për identifikimin elektronik në zgjedhje, PS-ja heq dorë nga depolitizimi


Partitë politike që janë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore kanë arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve.

Palët kanë pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje ndërsa Partia Socialiste ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore.

PS-ja e mori këtë vendim pasi PD-ja kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE-ja.

Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ-së.

Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *