Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar se sot është hedhur një hap para për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.
Reagimi i kryedemokratit vjen pas arritjes së marrëveshjes mbrëmjen e sotme për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme.
“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. “Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.” – tha Basha.