Vendosni fjalën kyçe....

Blerja e Njukasëllit nga sauditët mund të dështojë, shkak ankesa e shtetases turke


Premier League raportohet se është e gatshme të refuzojë blerjen e mundshme të Njukasëllit nga një konsorcium arabo-saudit pas thirrjes së Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit saudit që u vra në ambasadën saudite në Turqi, Jamal Khashoggi.

Marrëveshja që përflitej prej disa ditësh dhe që do e bënte Njukasëllin një nga klubet më të pasura në botë, u duk se ishte shumë pranë nënshkrimit në mes të majit ppor pas thirrjes së shtetases turke, ajo mund të mos nënshkruhet.

Shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, raportohet se i ka shkruar një letër avokatit të Hatice Cengiz, i cili kishte kontaktuar dy herë për të kërkuar që ai të rishqyrtonte sanksionimin e marrëveshjes në dritën e vrasjeve të pretenduara dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *