Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Zgjohuni, mos të lejojmë që betoni të zhdukë hapësirat e gjelbra


Sot është dita ndërkombëtare e mjedisit dhe presidenti i vendit Ilir Meta, i është drejtuar qytetarëve me një apel të fortë.

Kreu i Shtetit u bën thirrje qytetarëve të zgjohen e të mos lejojnë me abuzimin me mjedisin.

Ai shton se do të jetë në mbështetje të shoqërisë civile e aktivistëv, për të mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.

 “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve. Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Europës!
Por të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur çdo dhuratë që na ka falur Zoti!
Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët! Ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar!
Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë!”– shkruan presidenti Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *